Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin pasditen e së hënës.
Raportohet se dy automjete tip “Mercedes-Benz” janë përplasur rëndë.
Në pamjet e siguruara duket se impakti i përplasjes ka qenë i lartë tek automjetet.
Ndërsa, për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Si pasojë e përplasjes, u bllokua edhe aksi Elbasan-Peqin.