Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Spahiu: Shqiptarët të pambrojtur nga variantet e reja të Covid-19, dështimi i qeverisë kushton jetë

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar për variantin e ri të COVID-19 të shfaqur fillimisht në Britaninë e Madhe duke konstatuar se Shqipëria gjendet sërish e papërgatitur.

Spahia thekson se ndërsa vendet europiane marrin masa të forta, Shqipëria është pa plan edhe pse po i mbërrijnë emigrantët për festat e fundvitit nga vende që tashmë janë prekur nga varianti i ri i COVID-19.

Sipas Spahisë në këtë drejtim Shqipërisë i duhet një plan veprimi serioz, dhe madje as kufizimi i orarit do shkojë kot nëse nuk merren masa të shumta, dhe kjo do kushtojë edhe jetë.

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

SHQIPTARET TE PAMBROJTUR NGA VARIANTET E REJA TE COVID-19!

Rritja e orarit kufizues është vetëm një nga elementët e kontrollit ndaj Covid-19, pjesë e detyrimit dhe sakrificës qytetare për të shmangur infektimin.

Por cka bie në sy si zakonisht është mungesa e masave parandaluese, mbrojtëse për kontrollin e prekjes së vendit tonë nga varianti i ri i koronavirusit.

Të gjitha vendet europiane dhe jo vetëm, përfshi edhe fqinjët tanë kane marre masa te forta, si dhe kanë shtuar kontrollet në pikat kufitare.

Në këtë situatë Shqipëria gjendet krejtësisht e papërgatitur dhe pa asnjë plan. Akoma sot autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap edhe pse nga vendet e prekura ku ende udhëtohet po mbërrijnë emigrantët shqiptarë që do kalojnë festat pranë familjeve.

Kufizimi i orarit të lëvizjes është një sakrificë e madhe për qytetarët e bizneset shqiptare e cila do shkojë kot nëse nuk integrohet me masat e shumta që duhet të ndërmarrin institucionet përgjegjëse qeveritare!

Duhen marrë masa të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse, pikësëpari duke hartuar një strategji dhe plan veprimi serioz për të evituar infektimin me format e reja të Covid-19. Dështimi i qeverisë dhe autoriteteve shtetërore në këtë drejtim kushton jetë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet