Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shtylla e ndriçimit bie dhe e godet për vdekje punëtorin e stadiumit në Francë

Një burrë ka vdekur pasi një pjesë e një strukture të ndriçimit ra mbi të në fund të një ndeshje profesionale futbolli në Francë.

Ai u identifikua si një anëtar vullnetar i stafit të terenit për FC Lorient, i cili nuk ishte në gjendje të shpëtohej nga stafi mjekësor.

Incidenti ndodhi në “Moustoir Stadium”, në ndeshjen të cilën skuadra e Lorient e humbi 3-0 nga skuadra vizituese Rennes.

Sipas raporteve të mediave lokale, personi që ishte në fushë ishte duke kryer detyrat e tij pas përfundimit të ndeshjes kur një pjesë e dritës, e përdorur për të ndihmuar në mirëmbajtjen e terenit, u shemb mbi të.

Mediumi francez “Canal Plus” raportoi se personi pësoi një sulm në zemër si rezultat i ndikimit të strukturës së ndriçimit.

Fotografitë tregojnë një ambulancë në fushë dhe mjekët që kryen CPR-në tek burri, por nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë.

Sipas “Canal Plus”, lojtarët e Rennes u panikuan plotësisht nga tragjedia, ndërsa yjet e tjerë dolën nga dhoma e zhveshjes për të parë situatën.

Mbrojtësi i majtë brazilian Dalbert, i huazuar në Rennes nga Inter Milan, thuhet se pa incidentin dhe ishte shumë i tronditur, sipas kanalit televiziv francez “Telefoot.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet