Hawai ka marrë goditje të dyfishtë natën e djeshme ku një vullkan ka shpërthyer dhe një tërmet ka rënë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se fatmirësisht nuk janë raportuar dëme në njerëz.
Tërmeti ka rënë në orën 23:36 me magnitudë 4.4 të shkallës rihter dhe me epiqendër në pjesën jugore të vullkanit Kilauea. Tërmeti shkaktoi disa çarje në kraterin e vullkanit duke e bërë atë që të “zgjohej nga gjumi”.
Ndërkohë që Agjencia e Mbrojtjes Civile në vend u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për të evituar dëmtimet dhe humbjet e jetëve.