Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rregullatori i BE i jep dritën jeshile vaksinës anti-Covid të Pfizer

Agjencia Europiane e Barnave i ka dhënë “dritën jeshile” vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech, pas takimit të Komitetit për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor (CHMP).

Pas miratimit zyrtarisht nga rregullatori, tani Komisioni Europian mund të licencojë vaksinën në tregun e BE, që mund të ndodhë edhe sonte.

Vlen të përmendet se Komiteti Coreper për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor, i cili përfshin ekspertë nga të gjitha shtetet anëtare, lëshon një rekomandim pozitiv vetëm kur provat tregojnë bindshëm se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e vaksinës.

Rregullatori i BE me bazë në Amsterdam ishte nën presion nga vendet evropiane , përfshirë Gjermaninë , për të shpejtuar vendimin, i cili ishte planifikuar fillimisht për 29 dhjetor.

Komisioni Evropian aktualisht është në negociata intensive për të siguruar një gamë të larmishme të vaksinave me çmime të arsyeshme.

Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, më 6 janar Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit. Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet