Pasaporta, karta ID dhe patenta të falsifikuara, Gjykata jep arrest me burg për kuksianin

Aktualitet
Pasaporta, karta ID dhe patenta të falsifikuara, Gjykata jep arrest me burg

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë, ‘Arrest me burg’ për Ruzhdi Hoxhën, i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi u kap me ID të falsifikuara.

Ndërkohë mësohet se për Lavdrim Sylën, i cili ishte pasagjer në mjetin ku u gjetën ID, Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitjeje”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 18 dhjetor, policia në kudër të operacionit të koduar “Falsifikatori” arrestoi Lavdrim Sylën dhe Rruzhdi Hoxhën, banues në Kukës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford Mustang” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 23 karta identiteti, 19 pasaporta dhe 23 leje drejtimi të shteteve të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

ME TE LEXUARAT