Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Objekti tallës që po çmend rrjetin, dekorimi në formë penisi para Kuvendit të Serbisë

Në qendër të Beogradit është vendosur një objekt i çuditshëm. Është rreth katër metra i lartë dhe i ndriçuar me rreth 1500 llamba ari, ndërsa simbolika e tij është shumë më e thellë sesa duket.

Duke gjykuar nga fotoja që po përhapet në rrjetet sociale, duket se fqinjët tanë po e zbukurojnë sheshin e kryeqytetit të tyre me një objekt talljeje.

Sigurisht, dekorimi i pazakontë në metropolin serb i ngjan një penisi dhe, siç duket, nuk është as i rastësishëm, transmeton Gazeta Express.

Arkitekti dhe artisti Andrej Josifovski, i njohur si Pianisti, e bëri ndërtoi këtë nga armatura dhe llambat prej ari, duke e quajtur atë “Mbaje dritën” dhe duke e vendosur përpara Kuvendit të Serbisë të premten.

Objekti, i ngritur si pjesë e një projekti që ai simbolikisht e quajti “E Premtja e Artë”, është bërë nga tela të ngjashëm me ato që shihen në dekorimet e Vitit të Ri në parqe, por në formën e një penisi të madh që ndriçon.

“E gjithë kjo u bë në frymën e veprimeve në shkallë të gjerë të ngritjes së monumenteve, burimeve, prerjes së pemëve, shkatërrimit të arkitekturës, ndotjes së lumenjve… Lista është e gjatë, dhe kjo është kandidatura për kryetarin e vetëm të vërtetë të këtij qyteti”, shpjegoi Andrej Josifovski.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet