Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Ndryshimet e virusit, pa rrezik”, Johnson: Në janar Britania do të hapë shkollat

Britania e Madhe ndodhet në një situatë kaotike, pasi vendi është izoluar nga 40 shtete europiane, si dhe disa vende të botës. Kjo gjendje u krijua pasi u konfirmua se mutacioni e kishte bërë virusin shumë herë më të transmetueshëm.

Ekspertet shprehen se nuk ka ende prova se virusi i ri mund të jetë më vdekjeprurës sesa varianti i parë.

“Nuk ka asnjë provë që lloji i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës. Provat në këtë virus janë se ai përhapet lehtë, është më i transmetueshëm dhe ne duhet të sigurohemi që kemi kufizimet e duhura.

Numri i rasteve të varianteve sars-cov-2 do të rritet në të gjithë vendin keshtu, se do te vijojmë do të vijnë nën kufizime më të forta.”, tha PATRICK VALLANCE, EKSPERT I SHENDETIT.

Kryeministri Boris Johnson tha se nuk ka vend për shqetesim, pasi Britania është përgatitur për këtë situatë.

Qeveria është përgatitur për këtë situatë dhe protokollet janë në dispozicion për të trajtuar bllokimin. Duhet të jemi jashtëzakonisht shpresëdhënës në aftësinë e këtij vendi për t’u kthyer nga Covid.”, ka thene “BORIS JOHNSON.

Madje Xhonson siguroi se në muajin janar do të rihapen edhe shkollat. Por shqetësim kryesor mbeten shkëmbimet tregtare te bllokuara, si dhe rritja e kontakteve mes njerëzve gjatë periudhes së festave. Për këtë arsye kryeministri bëri apel për respektimin e masave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet