Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD, Basha: Humbëm një nga politikanët më të rrallë

Politikë
Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD, Basha: Humbëm një nga

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD Bedri Çollaku si pasojë e Covid-19. Basha i shpreh ngushëllimet bashkëshortes, djalit dhe vajzës së tij. Me vdekjen e Çollakut, thotë Basha, miqtë e tij kanë humbur një njeri të mirë ndërsa PD ka humbur një prej politikanëve me seriozë.

“Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Bedri Çollakut, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ekspertit të njohur të sistemit bankar. Shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Virgjinushit, vajzës Genta dhe djalit Erionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë ditë të vështirë të humbjes së bashkëshortit të dashur, babait të rrallë dhe të përkushtuar, jemi pranë tyre me mendimin dhe lutjet tona. Me vdekjen e tij miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT