Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mutacioni i ri i virusit, Domi: Është përhapur në gjithë Europën dhe në Shqipëri

Drejtori i zhvillimit të vaksinave në kompaninë COVAX, Arban Domi përmes një lidhje Skype në emisionin “Opinion” ka sqaruar se efektet sekondare të vaksinës kundër COVID-19, janë temporale dhe nuk ndikojnë në shëndetin afatgjatë te njerëzit.

“Efekte sekondare të vaksinës që janë vënë re në SHBA janë temporale, zgjasin një ditë ose një ditë e gjysmë. Janë efekte sekondare që ndodhin në të gjitha vaksinat që nuk ndikojnë në shëndetin afatgjatë. Kanë sjellë shenja si marrje mendsh, teshtitje, frymëmarrjen, rritim i zonës së infeksionit që nuk kanë asnjë vlerë. Është këshilluar që njerëzit që kanë probleme alergjike të bisedojnë me mjekun, ka sjellë efekte sekondare”, tha Domi.

Mjeku ka thënë gjithashtu se: “Në SHBA ka nisur fillimisht në azile, në personelin që punon aty më pas do të vaksinohen mjekët dhe infermierët që janë në kontakt me të sëmurët me COVID , moshat mbi 70 vjeç dhe personat me sëmundje të tjera.

Ndërsa në lidhje me zgjatjen e procesit të vaksinimit, Arban Domi, ka deklaruar se mund të ketë probleme edhe në fazën prodhimit të vaksinës. “Në Europë dhe në Amerikë besohet se prodhimi do të shkojë në mënyrë perfekte por është më se normale që një grup prodhimi të dalë difektoz. Në një rast të tillë mund të ketë doza 50 milion deri në 100 milion në muaj difektoze. Në qoftë se ka një problem duhet analizuar dhe rregulluar. Në qoftë se çdo gjë shkon perfekte në SHBA mendohet se në fund të verës pritet të nisë vaksinimi në masë” – tha Domi.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se a na mbron vaksina nga mutacionet e ndryshme të COVID-19 ai tha se nuk dihet ende.

“Nuk dihet nëse e mbron nga mutacionet. Jam i sigurt që Phizer dhe Moderna po testojnë vaksinën e tyre në lidhje me këtë virus, sepse ato kanë mostrat, e venë në kontakt me virusin e ri për të parë si reagon. Kam ngelur i befasuar nga ky alarm në Europë që nga ana virologjike dhe e kërkimit është i pavlerë.

Ky mutacion është që në shtator, në fillim të dhjetorit 20 për qind e rasteve të infektuarve në Angli ishin me këtë mutacion të infektuar, tani është 60 për qind. Jam i sigurt që ky mutacion është përhapur në të gjithë Europën edhe në Shqipëri. Gjëja pozitive është që ka rritur infektivitetin, por nuk ka ndryshuar lidhur me vdekshmërinë dhe rëndësinë e sëmundjes”, tha Arban Domi./Opinion

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet