Masakrimi i Shpëtim e Teuta Pashos/ Misteri i shtëpisë ‘fantazëm’ që mund të zgjidhë çështjen e bujshme në Itali

Aktualitet
Masakrimi i Shpëtim e Teuta Pashos/ Misteri i shtëpisë

Një shtëpi e dytë përveç asaj e cila ndodhet në Pantano, duket sikur mund të ketë lidhje me zhdukjen çiftit Pasho në Itali, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuara në 4 valixhe pak ditë më parë në Sollicciano të Italisë.

Shtëpia në fjalë ndodhet në Novoli të Italisë. Kufoma në valixhe: apartamenti 'fantazmë' në Novoli dhe versioni i Vittoria Pasho

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në apartamentin 'fantazmë' në Novoli, çifti shqiptar mund të ketë jetuar gjatë qëndrimit të tij në Itali.“

Dyshohet se çifti Pasho kanë jetuar në këtë apartament në Novoli që nga momenti që kanë arritur në Itali dhe jo në shtëpinë e Elonës, ish partneres së djalit të tyre, Taulant.

Avokati i Elonës, ka folur për “La republica” ku tha se Shpëtimi dhe Teuta Pasho kanë qëndruar në Novoli. Ai tha se “ Ajo me 2 nëntor ka drekuar së bashku me bashkëshortin e saj, të vetëm në shtëpinë e tyre në Pantano, ku edhe jetonin.

Vajza e çiftit Pasho, Vitoria Pasho kur ka folur për mediat shqiptare ka përmendur ekzistencën e një shtëpie tjetër po pa u zgjeruar në detaje.

Apartamenti në Novoli, nëse konfirmohet nga autoritetet italiane, do të luantë një rolë të rëndësishëm pasi mund të jetë vendi ku ka ndodhur krimi ose vendi ku janë mbajtur kufomat për tre vjet, derisa janë futur në valixhet në të cilat edhe janë gjetur, shkruan “La Republica”

Vitoria riktheu ditët e fundit të prindërve të saj para zhdukjes së tyre, më 2 nëntor 2015. Shpëtimi dhe Teuta, thotë gruaja, kishin shkuar në Castelfiorentino në fund të tetorit për të qenë me të dhe motrën e saj Dorina. Të Shtunën, më 31 Tetor ata kanë kaluar kohë së bashku. Të nesërmen çifti u largua: ata morën një tren për të arritur në Firence.

Sipas “La Reoublica”, pikat të cilat janë në mëdyshje janë të shumta, në ditën 2 nëntor vajzat kanë humbur çdo kontakt me prinërit e tyre. Tre ditë më vonë ato kanë marrë një telefonatë nga një numër anonim ku I foli një zë gruaje, nëna e tyre siç pretendonte ajo që I tha se ajo dhe bashkëshorti iu saj do të largoheshin. Vitoria ka pyetur s për ku po largoheshin por linja ka rënë menjëherë.

Fakti që çifti kishte një shumë të madhe parash në shtëpi, sa vjen e bëhet edhe më i sigurt. “Im atë kishte pësuar një aksident të rëndë me makinë. Duhet të merrte 85 mijë euro, por mori vetëm 45 mijë“, thotë Vittoria, e cila shton se 5 mijë euro ia kishin dhënë asaj për të blerë një makinë, ndërsa të tjerat i kishin marrë me vete. Në fund, Vittoria përjashton pistën e hakmarrjes kundër vëllait. “Nuk besoj se kanë pritur prindërit e mi, kur kishin mua dhe motrën time këtu gjatë gjithë kohës“.

ME TE LEXUARAT