Masakrimi i çiftit nga Vlora, si u hodhën në pyll trupat e copëtuar, dyshimet e policisë italiane

Aktualitet
Masakrimi i çiftit nga Vlora, si u hodhën në pyll trupat e

Ekspertët italianë kanë arritur në konkluzionin se, valixhet me trupat e bashkëshortëve Pasho, janë hedhur në pyll nga një kamionçinë e hapur. Nga kamerat e sigurisë rezulton se kjo makinë ka lëvizur në segmentin Firenze – Piza.

Në afërsi të burgut Soleçiano, mjeti ka reduktuar shpejtësinë duke hedhur në kohë të ndryshme, në zona pa kalimtarë, valixhet me trupat e copëtuar.Ekspertët thonë se kanë qenë të paktën 3 persona të cilët kanë bashkëpunuar në hedhjen e trupave, drejtuesi i mjetit dhe dy të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetuesit janë duke kontrolluar të gjithë makinat që familja Pasho ka pasur në pronësi 5 vitet e fundit.

Një tjetër fakt që hetuesit dyshojnë te djali i tyre, është dhe ndryshimi i mbiemrit të Taulantit, i cili ndodhet në një burg të Zvicrës. Rezulton se pas zhdukjes së prindërve, ai ka ndryshuar mbiemrin, nga Pasho në Çela, pas kurorëzimit të martesës në Shqipëri.

Hetuesi pritet të marrin në pyetje në burgun e Zvicrës për vrasjen e prindërve dhe për humbjen e 40 mijë eurove. Ai ka qenë personi i fundit që ka pasur kontakt me ta. Ndryshe kanë dëshmuar motrat e Taulantit, të cilat ka thënë se për herë të fundit prindërit kanë qenë me ish të fejuarën e vëllait të tyre.

Për të zbardhur të kaluarën e Taulantit por edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, policia italiane po bashkëpunon me autoritet shqiptare.

ME TE LEXUARAT