Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryemadhi: Jam operuar për kancerin e qafës së mitrës, është më e rëndë se Covid-19

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se para 1 viti është parë është operuar për kancerin në qafën e mitrës, duke shtuar se kjo është më e rëndë se koronavirusi.

E ftuar në “Quo Vadis”, ajo u ka bërë thirrje të gjitha nënave shqiptare që t’i vaksinojnë vajzat e tyre, në mënyrë që të shmangin diçka shumë të rëndë.

“Para 1 viti kam bërë një operacion për kancerin e qafës së mitrës, i them të gjitha nënave që t’i vaksinojnë vajzat e tyre.

Kjo është më e rëndë se COVID-i. Unë besoj te mjeku dhe institucioni dhe te ajo që shkenca ka bërë të mundur”, tha Kryemadhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet