Kredi për shtëpi për 850 familje, Këshilli Bashkiak në Tiranë miraton vendimin

Aktualitet
Kredi për shtëpi për 850 familje, Këshilli Bashkiak në

Rreth 850 familje dhe çifte të reja të pastreha të Tiranës do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi, duke i dhënë zgjidhje strehimit të tyre.

Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin që i vjen në ndihmë direkt familjeve në nevojë dhe çifteve të reja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Lajmi më i mirë sot për buxhetin, por që lidhet me rininë dhe çiftet e reja, ka të bëjë me 850 kredi të buta, të cilat do i japim në këtë raund të parë për 850 familje të reja, që kanë ardhur në Tiranë me aspirata e ëndrra të mëdha, për çifte të reja që kanë mbaruar Universitetin dhe sapo kanë filluar punë këtu.

Strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti do të jetë refreni i këtij viti”, deklaroi Veliaj, në mbledhjen e sotme.

ME TE LEXUARAT