Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kongresi amerikan pajtohet për paketën 900 miliardë dollarëshe të ndihmës ekonomike

Udhëheqësit e Kongresit amerikan u pajtuan për një paketë prej gati 900 miliardë dollarësh, për të ndihmuar ekonominë e shkatërruar nga pandemia e koronavirusit.

Pas disa muajsh të negociatave të dështuara, udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit njofuan të dielën vonë se kanë arritur marrëveshjen dypalëshe.

Legjislacioni është ende duke u shkruar dhe ka gjasa të votohet sot.

Kongresi ka në plan ta kombinojë këtë stimul me një paketë prej 1.4 trilion dollarësh, që duhet miratuar patjetër, për ta financuar qeverinë për vitin fiskal 2021.

“Më në fund, kemi një përparim dypartiak që i është dashur vendit”, tha udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell.

”Më në fund, kemi disa lajme të mira për t’i dhënë popullit amerikan”, tha udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Marrëveshja vjen në kohën kur pandemia e koronavirusit dhe masat për frenimin e saj kanë ngadalësuar ekonominë, duke lënë miliona amerikanë pa punë.

Disa dispozita të një pakete masive të ndihmës, në vlerë prej 2.3 trilionë dollarësh, janë miratuar në mars, por ato kanë skaduar muaj më parë.

Marrëveshja e re e ndihmës do të sigurojë 600 dollarë në muaj për shumë individë të papunë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet