Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Komenton serbisht në Instagram, Muriqi “tërbon” mediat e Kosovës

Një koment një gjuhën serbe i shkëmbyer mes Vedat Muriqit dhe mesfushorit Milinkoviç-Saviç, nuk iu ka pëlqyer aspak mediave kosovare.

Sulmuesi i përfaqësuese dardane, u aktivizua rreth 25 minuta para fundit në sfidën ndaj Napolit ku Lacio triumfoi me rezultatin 2-0. I lumtur nga ky rikthim dhe fitorja e arritur, Muriqi, postoi 2 fota nga ndeshja në “Instagram” ku shkroi: “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kam kontribuuar në skuadër. Tri pikë shumë të rëndësishme. Forca shqiponja!”

Në këtë postim komentoi edhe mesfushori serb Milinkoviç-Saviç që i shkroi: “Ajde srce” që në shqip do të thotë “Forca zemër”.

Sulmuesi dardan ia ktheu shokut të skuadrës po në gjuhën serbe duke iu përgjigjur me “Ajmoooo” apo në shqip “Forcaaaa”.

Ky koment ka ngjallur polemika në mediat kosovare, për shkak edhe situatës aspak të qetë që paraqitet së fundmi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet