Kërcënohet Miss-i në Francë pasi tregoi orgjinën hebreje: Xhaxha Hitleri harroi t’ju shfaroste

Bota
Kërcënohet Miss-i në Francë pasi tregoi orgjinën

Kanë ngjallur frikë dhe zemërim deklaratat e ndyshme në rrjetet sociale, të cilat kanë patur si shënjestër vajzën e klasifikuar në vend të dytë në konkursin e bukurisë Miss Franca.

Bukuroshja April Benayoam, në prezantimin e saj gjatë programit pohoi se ishte me origjinë izraelite.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vij nga ambiente dhe kultura të ndryshme”, ka pohuar vajza. “Mamaja ime është serbo-kroate dhe babai im izraelo-italian.”

Kanë mjaftuar këto fjalë dhe një ortek fyerjesh dhe kërcënimesh kanë mbërritur në adresë të bukuroshes në plaftormën Twitter. Disa prej tyre ishin tejet të frikshme:

”Do mallkosh veten përse je gjalle,” “Xhaxha Hitleri kishte harruar t’ju shfaroste,” ishin komentet me te ashpra ne Twitter.

Kërcënimet dhe fyerjet me karakter të pastër antisemit u dënuan menjëherë nga ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Gerald Darmanin, i cili kërkoi dhe hetimin e burimeve dhe adresave nga ku u nisën këto mesazhe.

“Është vërtet e trishtueshme që vazhdojnë të ekzistojnë ende qëndrime të tilla edhe në 2020-ën”, u shpreh bukuroshja 21-vjeçare gjatë konkursit. “Por megjithatë nuk ndjehem aspak e prekur.”

Në konkursin e bukurisë, 21-vjeçarja April Benayoam përfaqësonte rajonin e Provencës. Miss Franca është një nga konkurset më të vjetra në botë. I pari konkurs bukurie i organizuar në këtë vend u mbajt në vitin 1920, por vetëm në 1928-ën u pagëzua zyrtarisht me emrin qe mban edhe sot.

ME TE LEXUARAT