Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Joe Biden vaksinohet kundër Covid-19 në transmetim “live”

Presidenti i zgjedhur amerikan e mori dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech kundër koronavirusit, në një transmetim live, në mbështetje të përpjekjeve të zyrtarëve publik për të bindur amerikanë se vaksina është e sigurt.

Ai i kërkoi amerikanëve që ta bënin vaksinën pasi ajo është e sigurt. Biden dhe bashkëshortja, Jill, falenderuan punonjësit e sektorit të shëndetësisë në qendrën ku u vaksinuan.

“Po e bëj këtë për të dëshmuar që njerëzit duhet të jenë të përgatitur kur tu vijë radha për vaksinën. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Bërja e vaksinës është një gjë, por mundja e virusit, një tjetër.

Do të duhet kohë. ndaj ju lutem, dëgjoni ekspertët e shëndetësisë dhe ndiqnin udhëzimet e tyre për mbajtjen e maskës dhe evitimin e udhëtimeve për festa”, tha Biden.

Politikanë kryesorë amerikanë, mes të cilëve Mike Pence, zëvendëspresidenti, Nancy Pelosi, kryetarja demokrate e dhomës së deputetëve dhe Mitch McConnell, lider i shumicës republikane në senat, morën dozat e vaksinës të premten.

Duke i bërë vaksinat në publik, e duke mos shfaqur efekte anësore, ata shpresojnë që do të luftojnë valën e skepticizmit për sigurinë e vaksinës dhe efikasitetin e saj. Edhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, dhe bashkëshorti i saj, do ti marrin vaksinat publikisht javën e ardhshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet