Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Italia në ekstrem për Krishtlindje, kontrolle shtëpi më shtëpi për masat antiCovid

Për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Roma e cilësuar tashmë si zonë e kuqe për këtë shkak autoritete policore do të vijojnë kontrollet edhe nëpër shtëpitë e qytetarëve italian.

Policia kryeqytetase është duke përgatitur një plan për të vijuar kontrollet gjatë festave të fundvitit jo vetëm në rrugët e qyteti por edhe nëpër shtëpitë e banorëve duke monitoruar sesa respektohen rregullat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Kjo fundjavë autoritete do fillojnë me një provë e asaj që do të vijë, në këto dy ditë në rrugët e kryeqytetit do të ketë më shumë se 1200 agjentë për të kontrolluar mbi të gjitha ambientet e qytete.

Autoritete theksojnë se një klub nate u mbyll pasi nuk respektojë rregullat anticovid, dhe një grup personash u gjobitën me nga 400 euro secili.

Edhe pse do të jetë e vështirë por jo e pamundur, autoritete policore në kuadër të respektimit të distancës sociale, do të shkojnë me iniciativën e tyre shtëpi për shtëpi për të kontrolluar nëse nuk ka më shumë se dy të ftuar në tryezë.

Agjentët e policisë do t’i kushtojnë vëmendje të menjëhershme edhe ndërhyrje të shpejtë çdo raportimi apo ankese nga qytetarë privatë në lidhje me situatat në rrezik nga Covid siç janë mbledhjet në shtëpi ose në rrugë.

Sigurisht që do të ketë një vendosje të madhe të forcave policore për të respektuar këtë plan të qeverisë dhe nuk është rastësi që duke filluar nga data 24 do të ketë më shumë se 1200 oficerë të policisë komunale në rrugët e qytet ndërsa gjobat do të varjojnë nga 400 euro deri mbi 4 mijë euro.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet