Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Festat dhe pandemia/ Covid-i shmang fluksin e emigrantëve në Kakavijë

Edhe pse jemi në prag të festave të fundvitit, situata në pikën kufitare të Kakavijës duket tepër e qetë. Në krahasim me vitet e kaluara, numri i ardhjes së emigrantëve apo daljeve në shtetin fqinj, Greqi është i ulët, dhe kjo është për shkak të pandemisë së Covid-19.

Gjatë 24 orëve të funditm, në këtë pikë doganore ka pasur një volum normal aktivitetesh. Në pikën kufitare të Kapshticës në total janë përpunuar një numër prej 1184 individësh, nga të cilët 760 kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Ndërkohë 424 individë kanë kaluar në Greqi, kryesisht këta të fundit janë persona të cilët udhëtojnë me kontrata pune në mënyre sezonale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet