Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ekspertët për variantin e ri të Covid-19: Qarkullon prej muajit nëntor

Britania e Madhe është vënë në alarm për shkak të një varianti të ri të koronavirusit të zbuluar në një pjesë të vendit, përfshirë edhe Londrën.

Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur se varianti i ri përhapet 70% më shpejt se varianti aktual. “Kur virusi e ndryshon metodën e sulmit, ne duhet ta ndryshojmë metodën e mbrojtjes”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson.

Por ky varianti i ri nuk është vënë re vetëm në Brtaninë e Madhe, por edhe në Holandë, në Danimarkë, Itali dhe në Australi. Sipas ekspertëve varianti i ri i Covid-19 qarkullon që në muajin nëntor.

Tre sekuenca të mostrave të mbledhura në Danimarkë dhe një në Australi, të marra në nëntor, u zbuluaN se ishin të lidhura me shpërthimin anglez të shkaktuar nga ky mutacion. Kjo tregon se “përhapja e saj ndërkombëtare tashmë ka ndodhur, edhe nëse shtrirja e saj nuk dihet. Rreth një e katërta e rasteve në Londër kanë qenë të këtij varianti; në mes të dhjetorit.

Varianti i ri mund të gjendet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përveç Irlandës së Veriut, por është më i përqendruar në Londër dhe në Anglinë Lindore.

Koronavirusi që është zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës, nuk është i njëjti që qarkullon në të gjithë botën. Mutacioni D614G është shfaqur në Evropë në muajin shkurt dhe është bërë forma mbizotëruese e virusit. Një tjetër variant, i quajtur A222V, është përhapur po ashtu në Evropë dhe është lidhur me pushimet verore të njerëzve në Spanjë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet