Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dy vjet nga masakra në ish-bllok/ Prokuroria përfundon hetimet për Merviol Bilon, akuzohet për plagosje në kapërcim të vetëmbrojtjes

Prokuroria përfundon hetimet për Merviol Bilon, kur kanë kaluar 2 vjet nga masakra e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se ndaj Bilos është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufinjve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos. Pushim akuze për vrasjen e Fabian Gaxhës sepse argumentohet se ka qenë në kushtet mbrojtjes ekstreme.

Ndërsa për sa i përket çështjes penale ku të pandehur janë marë Marviol Bilo, Ervin Mata dhe disa persona të tjerë, vijon të jetë nën hetim dhe çështja është ndarë për të kryer veprime shtesë hetimore. Biznesmeni, Ervis Martinaj, i cili fillimisht në këtë dosje është hetuar dhe mbajtur për 7 muaj në burg me akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë, por prokuroria e Tiranës, në konkluzionin përfundimtar të dërgimit të dosjes në gjykatë, ka ngritur ndaj Martinaj akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje”.

Ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio allushi akuzë për moskallëzim krimi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet