Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dita e dytë e protestës/ Regjisori Budina: Në çdo rrugicë shitet drogë, policia merret me artistët

Vijon protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para Ministrisë së Brendshme që nga momenti i shoqërimit të aktivistëve nga efektivët e policisë.

Regjisori Robert Budina foli për Fax News duke thënë se në rrugica shitet çdo ditë drogë, por efektivët merren me artistët. Ndërkohë i dha një mesazh të qartë ish ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj duke i thënë se nuk ka mbetur jashtë fokusi pasi sipas tij, është përgjegjës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Robert Budina: Pavarësisht se teatri kombëtar u rrëzua me ne brenda, ishte arsyeja që kryeministri të legjitimohej.

Nisur nga ky precedent, pretendojmë se edhe kjo që po ndodh sot, jemi të bindur që me këmbënguljen tonë dhe duke i treguar shqiptarëve që po jetojmë në diktaturë dhe duke u thënë që japim shembullin tonë që të sensibilizohen dhe kur të vijë dita, t’ia tregojnë me votë.

Në cdo rrugicë, shitet kollaj fare drogë dhe policët nuk janë aty, por këtu për të na ndaluar neve.

Ky drejtor policie me të cilin Shqipëria ka njohur periudhën më të errët, është një polici politike që është e interesuar për protestat.

Shikoni si një ish ministër i Brendshëm që denigron policinë. Ne do të vijojmë me protestat tona se ka të bëjë dhe me denoncimin e shumë aferave korruptive të Teatrit Kombëtar dhe do të bëjmë ndjekje penale të policëve që prekën artistët.

Ish ministri që mendon se ka dalë jashtë fokusi, është në fokusin tonë se ishte ai që shembi Teatrin Kombëtar.

Protesta jonë nuk është thjesht fizike, por edhe institucionale sepse të drejtat e njeriut po shkelen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet