Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Banka Europiane e Investimeve jep 65 milion euro kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Ballkan

Banka Europiane e Investimeve jep 65 milion euro kredi për ndërmarrjet e vogla dhe te mesme ne Ballkan.

Sipas Bankës, ky transaksion siguron financime të nevojshme për kompanitë në Serbi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinë dhe trajton nevojat e tyre për kapital qarkullues, likuiditet dhe investime përballë pandemisë.

Kredia e Bankës europiane të investimeve pritet të ndihmojë në mbështetjen e kompanive, ruajtjen e vendeve të punës dhe mirëmbajtjen e bizneseve të vogla në të gjithë rajonin. Kjo ndihmë gjithashtu synon zhvillimin e sektorit privat drejt konvergjencës me standardet e BE dhe krijimin e një tregu të fortë rajonal të përbashkët me rritjen e konkurrencës dhe mundësive të punësimit në Ballkanin Perëndimor.

Pritshmëritë e Bashkimit Europian në një periudhë afatsmesme, janë që rimëkëmbja ekonomike në vitet e ardhshme të stimulohet nga një zhvendosje strukturore drejt investimeve që respektojnë klimën, të qëndrueshme nga pikëpamja shoqërore dhe ekologjike.

Linja e kredisë është pjesë e paketës së Komisionit Evropian për mbështetjen financiare prej 3.3 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, nga të cilat 1.7 miliardë euro nga Banka Europiane e Investimeve janë caktuar për të mbështetur rimëkëmbjen e qëndrueshme sociale dhe ekonomike në rajon.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet