Zgjedhjet i fiton prapë Edi Rama, Baton Haxhiu publikon sondazhin me rezultatet

Politikë
Zgjedhjet i fiton prapë Edi Rama, Baton Haxhiu publikon sondazhin me

Nje sindazh i publikuar se fundi nga emisioni i Baton Haxhiut ne Abc News, sugjeron se Edi Rama do ti firoje zgjedhjet e 25 prillit te pakten sipas bindjes se deritanishme te votuesve.

Dokumentari i “Memory” në ABC nga Baton Haxhiu prezantoi të dhënat e fundit të një sondazhi të realizuar në Shqipëri katër muaj para zgjedhjeve. Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga anketimet e sondazhit zbulohet se shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin e tyre politik. Ndërsa për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas. Ndërkohë tani bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës.

Në sondazh vihet re se të tria partitë politike më të mëdha në vend kanë pësuar rënie në mbështetje. Megjithatë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme ato do t’i fitonte Partia Socialiste.

Nga përgjigjet rezulton se PS ka 29% të votave të shqiptarëve, PD 15% dhe LSI 2%. Ndërkohë shqiptarët e pavdneosur për votën e tyre zënë 28% të të anketuarve në këtë sondazh.

“Kjo përqindje e bën interesante garën zgjedhore. Partitë politike po e shikojnë se kanë një komunitet ë njerëzve që janë të pavendosur”, thotë Valon Feka.

“Nga përvoja ime 12 vjeçare problemi më i madh është me votuesit e LSI. Me këta vorues gjithmonë kam pasur problem se në sondazh para zgjedhjeve më dalin më pak dhe në zgjedhje dalin dyfish”, shprehet Zaloshnja.

ME TE LEXUARAT