Video/ Arilena Ara më e afërt se kurrë me të dashurin e saj në minus 7 gradë

Showbiz
Video/ Arilena Ara më e afërt se kurrë me të dashurin e saj

Vetëm pak ditë më parë Arilena Ara dhe Alban Skënderaj sollën projektin më të fundit muzikor të titulluar ‘A i sheh’.

Me notat muzikore plot ritëm dhe tekstin të mbushur me optimizëm, Arilena dhe Albani bënë që kënga të merrte menjëherë mijëra klikime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshja zgjodhi që këtë projekt ta xhironte në alpe, aty ku për hir të vërtetës në këtë periudhë temperaturat janë shumë herë më të ulëta.

E si kanë qenë këto momente gjatë xhirimeve, na i ka zbuluar Arilena me videon e fundit.

“Ne gjatë kohës që @albanskenderaj xhironte në temperaturat -7 ? @popikola @altin_celmeta dhe @ujvarahajdariofficial në ? ? #AISHEH”, ka shkruar Ara krah videos ku shihet duke u argëtuar me të dashurin e saj Popi Kola.

https://www.instagram.com/p/CJBNM0Issw6/?utm_source=ig_web_copy_link

ME TE LEXUARAT