Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rikthehen protestat! Artistët në demostratë: U goditëm me grushta dhe shkelma nga policia

Rikthehen protestat në vend! Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton se sot në orën 18:00 do të zhvillojë një protestë.

Ata denoncojnë dhunën e policisë ndaj aktivistëve të aleancës ndërsa kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut, si kreu i Policisë së Shtetit.

Deklarata e Aleancës
Dje disa nga pjestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Astrit Seranaj, Donald Martini, Gentian Hasani, dhe Ergys Mërtiri janë ndaluar dhunshëm nga policia në përpjekjen e tyre për të bërë liven e përditshëm para sheshit të teatrit dhe më pas janë shoqëruar forcërisht në komisariat pa asnjë arsye, përgjatë së cilës është ushtruar dhunë psikologjike.

Brënda ambjenteve të komisariatit dhuna është përshkallëzuar.

Në prani të dhjetëra efektivëve të policisë, disa prej tyre janë përpjekur të zhdukin provat nga celulari i Ergys Mërtirit, të tjerë kanë goditur në fytyrë me grushta dhe shkelma Astrit Seranaj dhe Donald Martinin koreograf i njohur, pikërisht ditën që ai fitoi një çmim prestigjoz në Los Angeles Usa duke ngritur lart kulturën shqiptare.

Në kohën kur Komisionerja për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut në Strasburg Znj. Dunja Mijatoviç i bën thirrje qeverisë shqiptare të respektojë të drejtën e tyre për protestuar ndodh krejt e kundërta: Policia e Shtetit dhunon aktivistët e Teatrit duke shkelur hapur ligjin e Policisë.

Ky veprim i Policisë së Shtetit e ka fillesën tek dhuna e ushtruar më 17 maj kur shëmbja e Teatrit filloi përgjatë kohës kur mbrojtësit e Teatrit ishin ende brenda dhe ende nuk po ndalet edhe pas protestave që i shkaktoi vrasja e të riu Klodian Rasha.

Ky veprim tregon se Policia e Shteti nuk ka reflektuar për dhunën që po ushtron ndaj protestuesve dhe fjalës së lirë por tregon se filozofia e saj është pikërisht dhuna për njerzit që kërkojnë të drejtat e tyre, ndërkohë që duhej të ishte kapja e keqbërësve dhe kriminelëve.

E konsiderojmë këtë një akt shumë të rëndë që cënon të drejtat dhe liritë e njeriut në Shqipëri ndaj kërkojmë:

1. Marrjen a masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunën pa motiv, shkarkimin dhe procedimin penal të tyre.

2. Shkarkimin dhe procedimin penal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Ardi Veliu.

3. Ristrukturimin e Policisë së Shtetit që ajo ti rikthehet qytetarëve.

Sot në orën 18.00 në sheshin para Ministrisë së Brendshme.
Së bashku për ti rikthyer dinjitetin Policisë së Shtetit.

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet