Efektivi i FNSH Xhulio Prela eshte vrare ne Lezhe pas sherrit te castit per driten e makinave. Ky eshte te pakten konkluzioni paraprak qe policia jep per ngjarjen, pas kapjes se njerit nga autoret e dyshuar te atentatit.
Autori i dyshuar për vrasjen e policit Xhulio Prela, i cili u arrestua pasditen e të shtunës nga uniformat blu, identifikohet si Nikoll Sherrniku.
Policia njofton se ai është nga Kurbini dhe me arsim 8 klasë. Ndërkohë është shpallur në kërkim ndërkombëtar autori tjetër i kësaj ngjarjeje.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur për autorët e dyshuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Shkak per vrasjen mendohet se kanë qenë dritat e gjata të makinës, por ende nuk dihet se cili prej personave e nisi konfliktin. Policia i zbuloi autorët pas pamjeve filmike dhe disa të dhënave që mori për autorët pas vrasjes.
Xhuliio Prela sapo kishte shoqëruar një shokun e tij në Shkodër dhe po kthehej për në banesën e tij në Tiranë.
Në afërsi të fshatit Gajush në aksin Lezhë – Milot, Prela ka dalë nga rruga kryesore dhe siç duket ka nga kamerat e sigurisë ka debatuar me autorët nga brenda makinës.