Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Po luftonte me COVID-19, shuhet ish-deputeti i Partisë Demokratike

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi një tjetër politikan i njohur shqiptar.

Ish-deputeti i PD, Bedri Çollaku, i cili ishte i shtruar prej disa javësh në spital ka humbur dje jetën nga Covid-19.

Çollaku lindi në Tiranë, në vitin 1950. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1973 pranë Bankës së Shtetit Shqiptar.

Ishte diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar programin e Akademisë Harvard të Pireus Bank. Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.

Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të politikanit dhe bankierit të njohur shqiptar e ka dhënë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet