Po kurohet në Turqi nga Covid-19, deputeti i kërkon falje djalit të tij: Nuk ia dola dot...

Aktualitet
Po kurohet në Turqi nga Covid-19, deputeti i kërkon falje djalit

Djali i deputetit Andi Përmeti feston sot 1-vjetorin e lindjes, ndërsa krah tij nuk është babai, i cili ndodhet ende në Turqi, ndonëse ka kaluar fazën më të vështirë të betejës me Covidin.

Në një shkrim në Facebook, i kërkon ndjesë që nuk është pranë tij ndërsa tregon se ditët në reanimacion i kaloi duke menduar fëmijën, gjë që i dha forcë për të mundur sëmundjen e rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkrimi i plotë: Nje ndjese dhe nje falenderim!

Ndjese bir qe nuk ja dola dot te jem me ty sot per 1-vjetorin tend, pavarsisht se cdo dite ne reanimacion mendimi qe ti do ishe ne krahet e mia, me jepte force dhe guxim per te vazhduar perpara.

Por sot bir, trishtimin e te qenit larg teje ne kete dite, ma mbyt gezimi i fitimit te nje beteje qe ne nisje u konsiderua praktikisht e humbur.

Nje fitore per te cilan i jam falenderues dhe mirenjohes ZOTIT, i cili me dha mundesine qe ne ditet ne vazhdim ti te jesh perhere ne krahet e mia.

Gezuar Abriel. U befsh 100 vjec.

ME TE LEXUARAT