Panik në bordin e avionit, ndërron jetë pacienti i dyshuar me COVID

Bota
Panik në bordin e avionit, ndërron jetë pacienti i dyshuar me

Nje avion i kompanisë, “United Airlines”, i cili ishte nisur nga Orlando me destinacion Los Anxhelos, u përfshi nga kaosi në bord, pasi një pasagjer i dyshuar me COVID ndërroi jetë.

Foto të publikuara nga pasagjerët tregojnë kaosin në bord teksa tentonin t’i vinin në ndihmë personit që u ndje keq, i cili u shpall i vdekur menjëherë sapo avioni bëri ulje të detyruar në Nju Orleans.

Sipas Daily Mail, mjekët u ngjitën menjëherë në bordin e avionit për t’i dhënë ndihmën pasagjerit, teksa të gjithë të tjerët u larguan nga avioni.

Bashkëshortja e viktimës zbuloi se burri i saj kishte pasur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit gjatë ditëve të fundit, ndërsa kishte humbur edhe shijen e nuhatjen.

ME TE LEXUARAT