Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

OBSH e heq nga lista, në Kosovë mjekët japin Remdesivir

Muajin e shkuar OBSH rekomandoi që nga lista e ilaçeve anti virale për trajtimin e pacientëve me covid 19, të hiqet Remdesiviri.

Por, pavarësisht këtij paralajmërimi, mjekët në Kosovë vazhdojnë ta rekomandojnë atë. Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se nuk është ndaluar përdorimi i Remdesivirit, pasi kjo është lënë në dorë të mjekëve.

“…por ne po themi prapë që fjalën përfundimtare apo verdiktin final nëse një medikament i caktuar përdoret ose jo kundër sëmundjes, siç është COVID, e thonë punëtorët shëndetësor…. janë klinicistët ata që merren drejtpërdrejt me trajtimin e COVID-it dhe që sugjerojnë nëse një ilaç duhet të përdoret ose jo”, tha Hoti.

Drejtoresha e klinikës infektive, Lindita Ajazaj Berisha thotë se Remdesiviri në klinikë vazhdon të përdoret dhe se ka konsultime edhe me vendet e tjera për të.

Ajazaj-Berisha: ne ende në Klinik kemi vazhduar me dhënien e Remdesivirit

“…Dhe meqenëse kemi të bëjmë me një sëmundje që nuk ka shumë njohuri dhe hulumtime të kësaj sëmundje, jemi konsultuar me shumë shtete të ndryshme, me protokolle të atyre shteteve dhe në disa shtete ende aplikohet…

Shoqatat që mbrojnë pacientët kërkojnë që të zbatohet rekomandimi i OBSh dhe Remdesiviri të mos përdoret më. Sipas tyre, mjekët në Kosovë nuk munden të vënë në pikëpyetje rekomandimet e OBSH. E ndërsa mjekët vazhdojnë ta rekomandojnë Remdesivirin, që mbetet pjesë e protokollit të barnave për trajtimin e koronavirusit, qytetarët në Kosovë duhet ta sigurojnë vetë pasi ka pasur mungesë në institucione dhe kostoja për blerjen e tij është e lartë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet