Një variant i ri i koronavirusit po qarkullon, OBSH: Jemi në kontakt me zyrtarët britanikë

Bota
Një variant i ri i koronavirusit po qarkullon, OBSH: Jemi në kontakt

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se është në kontakt të afërt me zyrtarët britanike për emergjencën e variantit të ri të koronavirusit.

Varianti i ri po përhapet me shpejt se versioni origjinal i covid 19, por nuk besohet se është më vdekjeprurës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesë të mëdha në juglindje të Anglisë, përfshirë këtu edhe Londrën, ndodhën tashmë në një nivel më strikt të masave kundër koronavirusit në përpjekje për të frenuar virusin që po përhapet me shpejtësi.

Nuk ka ende prova që sugjerojnë se ky variant i ri i koronavirusit reagon ndryshe ndaj vaksinës.

Të dielën Holanda njoftoi për ndalimin e pasagjerëve që fluturojnë nga Britania për shkak të variantit të ri të koronavirusit.

Ndalimi do të mbetet në fuqi deri më 1 janar, ka bërë të ditur qeveria holandeze.

Masa vjen pas zbulimit të një rasti të tillë edhe në Holandë më parë gjatë këtij muaj.

Në pritje të “qartësisë më të madhe” të situatës në Mbretërinë e Bashkuar, ajo tha se “rreziku i llojit të ri të virusit që futet në Holandë duhet të minimizohet sa më shumë që të jetë e mundur”.

Qeveria holandeze tha gjithashtu se do të punojë me vendet anëtare të BE-së në ditët në vijim lidhur me kufizimin e variantit të ri të sjellë nga Britania.

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson është shprehur se pavarësisht paqartësisë së konsiderueshme, varianti i ri i coronavirusit mund të jetë 70% më i transmetueshëm se Covid 19.

ME TE LEXUARAT