Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Krujë/ Shkelte orën policore duke organizuar muzikë live, arrestohet pronari i lokalit

Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, pasi u konstatua në subjektin e tij duke organizuar muzik live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i 8 vjedhjeve të ndodhura në Krujë.

Strukturat e Policisë Krujë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kontrolleve kanë konstatuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit K.(B).L., i cili kishte organizuar muzikë live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të caktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjëndjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjëndjes së epidemisë “, shtetasi K. (B). L., 45 vjeç, banues në Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore është proceduar dhe 2 herë të tjera, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke organizuar muzik live, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhje të ndodhura më parë, ndaluan shtetasin E. S., 23 vjeç, banues në Fushë Mamurras.

Ky shtetas është autori i dyshuar i 8-të, vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit O. Xh., rreth 30.000 lekë.

Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases R. M., rreth 30.000 lekë, 2 aparat celular dhe bizhuteri floriri.

Më datë 15.12.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. L., një laptop.

Më datë 27.11.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit L. P., rreth 30.000 lekë dhe një televizor.

Më datë 19.10.2020, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Sh. Z., por pasi është pikasur nga pronari i shtëpisë është larguar.

Më datë 10.10.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit T. Gj., rreth 70.000 lekë.

Më datë 13.07.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases A. D., disa sende shtëpiake.

Më datë 13.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. C., rreth 3 milion lekë dhe bizhuteri floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet