Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ishte infektuar me COVID-19, shuhet regjisori i njohur shqiptar

Koronavirusi i merr jetë regjisorit të njohur Kadri Metohu. Mësohet se Metohu ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Metohu ishte regjisor, dramaturg dhe drejtues artistik.

Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale gazetari Dhimitër Gjoka. Ai shkruan se Metohu la pas një vepër të madhe për artin shqiptar për të cilat gjatë jetës së tij është nderuar me shumë çmime.

“U nda nga jeta ne moshen 90 vjecare Kadri Metohu pas nje beteje prej disa ditesh me Covid19. Nje nder themeluesit e Radio Televizionit Shqiptar, regjisor, skenarist dhe drejtues artistik.

Ne te gjithe karrieren e tij krijuese ai spikati jo vetem ne dhjetra spektakle televizive, dokumentar, telereportazhe e radiodrama por edhe ne veprat skenike si regjisor i disa veprave operistike.

Studioi per regjisure ne Prage te Cekosllavakise nga ku pruri nje eksperience te madhe bashkekohore duke dhene kontributin e tij te vyer ne fushen e regjise televizive, radiofonike dhe skenike.

Mbas specializimit ne Rai te Italise ai kontribuoi ne ngritjen e Televizionit Shqiptar mbi baza profesionale. Eshte krijues i emisioneve te sukseshme radiofonike si “Heroizmi i popullit tone ne shekuj” si dhe “Teatri ne mikrofon”.

Per kontributin e tij te cmuar ai eshte nderuar me cmime te shumta kombetare. I paharruar kujtimi i vjehrrit tim Kadri Metohu”, shkruan ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet