Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

FOTO/ La armën mbi tavolinë, ky është efektivi i FNSH-së që u vra nga djali i tij 7-vjeçar

Roland Bicerri, 39 vjeç është efektivi që ka shërbyer për 10 vite në FNSH dhe humbi jetën tragjikisht pasi u qëllua me armë zjarri nga i biri i tij 7-vjeçar.

Ngjarja tragjike ndodhi në një bilardo pranë Kopshtit Zoologjik ku po luante me miqtë Bicerri dhe kishte lënë armën sipër tavolinës, të cilën e mori djali dhe e qëlloi aksidentalisht duke i shkaktuar vdekjen.

Informacion paraprak: Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se áksidentalisht nga djali i tij i mitur është plágosur punonjesi i pòlicisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plágës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe sherbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet