Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fluks emigrantësh nga Greqia, ja sa shqiptarë hynë nga Kapshtica në 24 orë

Numri i shtetasve shqiptarë që zgjedhin të kalojnë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës pavarësisht situatës së pandemisë, është rritur ndjeshëm ditëve të fundit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë 552 shtetas dhe 133 mjete të tonazhit të rëndë.

Po të njëjtat burime shtojnë se në këtë pikë po punohet me 2 sportele, ndërsa pritet që në ditët ne vijim të ketë fluks të shtuar të këtyre shtetasve për të kaluar festat e fundvitit.

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, pas masave të vendosura nga shteti grek lejohet hyrja e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe e këmbësorëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet