Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fillon shpërndarja e vaksinave Moderna në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara vijon shpërndarja e dozave të vaksinës Moderna, që mori të Shtunën aprovimin e Administratës Amerikane të Barnave. Afati më i hershëm i nisjes së përdorimit për injektim të vaksinës së dytë të aprovuar pas asaj të firmave Pfizer-Biontechështë e Hëna. Në të gjithë vendin po kryet transportimi 6 milionë dozave të para të Modernës që do të vihen në dispozicion të kategorive më të rrezikuara. Nga kjo firmë, qeveria amerikane ka porositur mbi 200 milionë doza.

Ka arritur në 6 numri i personave që vaksina tjetër Pfizer-Biontechu ka shkaktuar reaksion. Raste reaksionesh ka pasur edhe në Britaninë e Madhe megjithatë ekspertët thonë se vaksinimi po ecën më mirë nga ç’pritej. Deri tani dozën e parë të vaksinave e kanë marrë 130 mijë njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara ndërsa të Hënën do të vaksinohet edhe presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Javën e ardhshme, Pfizer-Biontechpritet të marrë miratimin edhe nga autoritetet e Bashkimit Europian për përdorimin e vaksinës së tyre në të 27 vendet anëtare.

Listës së vendeve që kanë aprovuar vaksinën Pfizer-Biontechi është shtuar edhe Izraeli. Këtë javë atje kanë mbërritur dozat e para, ndërsa të Shtunën injeksionin e mori edhe kryeministri Benjamin Netanjahu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet