Identifikohet autori tjetër i dyshuar për vrasjen e Xhulio Prelës, efektivit të FNSH-së së Shkodrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 dhjetor në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush. Mësohet se behët fjalë për Brilant Martinajn.
Martinaj rezulton i skeduar për disa ngjarje me herët. Fill pas krimit, autori i dyshuar i krimit u arratis fill pas ngjarjes.
Ndërkohë, sot policia arrestoi bashkautorin e dyshuar për këtë ngjarje, Nikoll Sherrnikun.
NGJARJA
Xhulio Prela sipas prokurorisë së Lezhës u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës. Autorët janë konfliktuar.
Sipas këtyre burimeve, autori i dyshuar kryesor për ngjarjen kishte dale për gjah natën e krimit, më 5 dhjetor dhe është filmuar nga kamera e një karburanti kur ka furnizuar makinën 3 minuta para ngjarjes.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me rroba ushtarake.