Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Disa vende të Evropës tregojnë datat që do të ndalojnë fluturimet me Britaninë, frikë nga varianti i ri i COVID

Varianti i ri i COVID, i zbuluar pak ditë më parë në Britaninë e Madhe ka ngjallur frikë në Europë, për pasojë shumë shtete kanë nisur që të marrin masat për të parandaluar një situatë të ngjashme më atë që ndodhi me COVID-19. Kështu, mësohet se ditën e sotme Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria kanë marrë menjëherë masa, duke ndaluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, teksa të njëjtin vendim po e diskuton edhe Franca.

Ministri i Shëndetësisë italian Roberto Speranza në një dalje për mediat tha se ky urdhër i ri do të qëndrojë në fuqi për të paktën deri më 6 janar 2021 dhe ndalon hyrjen ose qëndrimin traznit të të gjithë personave që kanë qenë në Britaninë e Madhe në 14 ditët e fundit që nga marrja e këtij vendimi.

“Nënshkrova një urdhër që bllokon fluturimet që nisen nga Britania e Madhe dhe ndalon hyrjen në Itali të atyre personave që kanë qenë atje për 14 ditët e fundit. Varianti i ri i COVID, i zbuluar së fundmi në Londës është shqetësues dhe do të hetohet nga shkencëtarët tanë”, tha ministri i Shëndetësisë italian Roberto Speranza.

Maria Van Kerkhove, kreu i njësisë koronavirus të OBSH-së, bëri të ditur se ky variant i ri i COVID-it është identifikuar tashmë edhe në Danimarkë dhe Australi. Në Danimarkë, sipas OBSH, ka 9 raste të variantit të ri për pasojë ato kanë bërë thirrje vendeve europiane që të forcojnë kontrollet dhe të rrisin kapacitetet për të mësuar më shumë rreth rreziqeve që mund të paraqes ky virus.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk ka asnjë provë që tregon se varianti i ri është më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po tregon të jetë deri në 70% më i transmetueshëm. Varianti i ri i koronavirusit u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.

Mbetet për t’u parë nëse një masë të tillë do e marrë apo jo edhe Shqipëria.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet