Cakaj takon Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Hollandë: Në Tribunale Ndërkombëtare duhet të shkojë Serbia, jo Kosova

Politikë
Cakaj takon Ambasadorin e Republikës së Kosovës në

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Hollandë, Lirim Greiçevci, për të biseduar imtësisht mbi të rejat e fundit nga Gjykata Speciale.

Me anë të një postimi në Facebook, Cakaj shprehet se krimet e luftës në Kosovë, të të gjitha profileve ushtarake e politike të UÇK-së, janë hetuar e gjykuar nga UMNIK-u, EULEX-i, Tribunali i Hagës, drejtësia vendore dhe tani, në fund, sërish edhe nga e Gjykata Speciale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndërkohë, krimet kundër njerëzimit, spastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, jo vetëm që nuk janë hetuar mjaftueshëm, por sot ato përgjithësisht nuk përmenden fare dhe bashkësia ndërkombëtare kryesisht qëndron e heshtur para tyre” – shkruan kryediplomati Cakaj në Facebook.

Sipas ministrit Cakaj, për Tribunale Ndërkombëtare e Gjykata Speciale ka nevojë Serbia për të gjitha mizoritë e saj në Kosovë, e jo Kosova për luftën e saj çlirimtare.

“Historinë e Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve, nuk mund ta shkruajë askush“, shprehet Cakaj në postimin e tij.

Në fund, Ministri në detyrë Cakaj thekson se Kosova do ketë gjithmonë mbështetjen dhe solidaritetin e plotë të Shqipërisë në këto rrethana jo të lehta.

ME TE LEXUARAT