Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Balluku shpërndan certifikatat e legalizimit të shtëpive për 3 familje në Kombinat: Do vijojmë dhe me banesat e tjera

Ilirjani, Fatmiri dhe Baftjani janë tre kryefamiljarë, banorë të Kombinatit, të cilët për më shumë se një dekadë ishin në pritje të marrjes së certifikatës së legalizimit të banesave të tyre. Banesat e ndërtuara vite më parë, ku investuan kursimet e tyre, por pa mundur dot të bëheshin, përmes dokumenteve, ligjërisht pronarë të tyre.

Pritja e gjatë mori zgjidhje dhe tashmë këto familje gëzojnë certifikatën e cila i bën ata zyrtarisht pronarë të pronës së tyre. Drejtuesja politike e PS për njësinë numër 6, Belinda Balluku, ishte vetë e pranë këtyre familjeve për t’ju dorëzuar atyre certifikatat e legalizimit.

“Pavarësisht gjithë kërkesave shumë të mëdha që ka zona, pasi është një zonë informale e gjithë kjo pjesa e Sharrës, po bëhet një punë shumë e mirë, dhe ne arritëm që t’ju sjellim sot legalizimin”, u shpreh Balluku.

14 vite pritje ju deshën Baftjarit për të marrë në dorë certifikatën e legalizimit të shtëpisë së tij të ndërtuar.

“Deri në 2009 unë kam qenë demokrat, nuk e mohoj. Mbas 2009-ës kam heq dorë. Kjo Qeveri sot është duke bërë punë me thënë të drejtën. I uroj edhe 10 dekada në krye të vendit”, u shpreh Baftjari.

Belinda Balluku tha se puna dhe rezultatet e një qeverie vlerësohen përmes votës dhe nga gjykimi i qytetarëve na ndajnë vetëm pak muaj, ku ata do të shprehin vullnetin e tyre.

“Edi Rama dhe Qeveria sot po punojnë, siç nuk ka punuar askush tjetër. Ne kemi një parim që themi fjalë pak e punë shumë, sepse s’ka nevojë të flasësh shumë sepse puna e tregon vetë se çfarë ne po bëjmë. Ne duam të na vlerësoni. Vota që ju jepni është vlerësim për Qeverinë, ashtu siç e ndjeni dhe ashtu siç e meritojmë”, theksoi Balluku.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet