5 mijë lekë të reja, të hënën nis shpërndarja e shpërblimit për pensionistët

Aktualitet
5 mijë lekë të reja, të hënën nis shpërndarja

Duke nisur nga e dita e hënë do të fillojë ndarja e shpërblimit për të gjithë pensionistët, në masën 5 mijë lekë të rinj. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar grafikun e ndarjes se bonusit, për 677 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

Ditën e hënë do të tërheqin në sportelet e postës shpërblimin, të gjithë ata që kanë datën e marrjes së pensionit, si dhe ata që e kanë marrë atë më herët, në datat 1 dhe 2 dhjetor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të martën do të ndahet për ata që kanë marrë pensionin në datat 3 dhe 4 dhjetor. Grafiku i shpërndarjes do të vijojë me këtë skemë deri në ditën e fundit të vitit për kategorinë e pensionistëve që e kanë pensionin ne duar për këtë muaj.

Ndërsa për ata që ende nuk kanë marrë pensionin, bonusi do të jepet në një të njëjtën ditë kur do të tërheqin lekë në sportelet e postës.

Por ata pensionistë që kanë një marrëveshje me postën, shpërblimi do t’i dërgohet në banesë. Me qëllim shmangien e radhëve në sportele për shkak edhe të situatës së Covid-19 këshillohet që pensionistët të mos qëndrojnë në radhë për të tërhequr shpërblimin.

Në çdo rast, bonusi edhe nëse nuk arrin të merret brenda muajit dhjetor ai do të jetë i vlefshëm për tu tërhequr edhe gjatë ditëve të para të janarit.

Përfitues të bonusit janë të gjithë kategoritë e personave që përftojnë pension të plotë apo të parakohshëm.

ME TE LEXUARAT