Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Video nga avioni, Stresi në kërkim nga policia, arratiset nga Shqipëria: Ku i doni koncertet?!

Arkimed Lushaj, i njohur Stresi vazhdon të jetë në kërkim nga policia pasi mori pjesë në protestën e organizuar për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Se fundi kengetari ka nxjerre nje video nga avioni ku tregon se po largohet nga Shqiperia. Pasi ndodhej në Turqi, reperi ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se është larguar drejt Anglisë.

Ai ka publikuar një video, krahas së cilës ka shkruar: “Në cilin vend të Anglisë i doni koncertet, a ju premtova që do të vij”.

Javen e fundit Stresi u shpreh se po përndiqet nga policia për shkak të deklaratave që ka bërë ndaj Ramës.

“E vetmja arsye pse nuk jam në Tiranë është se nuk e di kush e ka marrë atë urdhër por bëj be në Zot që janë dy hummera, 8 makina policie, me kapuça ku me më zënë dhe me më rrahur mua.

Vetëm kaq ka dashur të bëjë policia prej deklaratave të mia që kam folur për kryeministrin.” theksoi Stresi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet