Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U ekzekutua me 20 plumba nga qiraxhiu, përcillet në banesën e fundit mes lotëve e dhimbjes 41-vjeçari nga Kuçova

Është përcjellë sot për në banesën e fundit 41-vjeçari Ajet Guneli Ajdini. Ceremonia mortore është organizuar në varrezat e fshatit Goraj, aty ky lindi dhe vdiq Ajeti, edhe pse prej vitesh ai ishte shpërngulur në një banesë në qytetin e Kuçovës.

Mes familjarëve e miqve dhe duke respektuar masat anti-covid, arkmorti i 41-vjeçarit Ajet Guneli është përcjellë për në banesën e tij të fundit. Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e ditës së enjte në një lokal në fshatin Goraj, ku Ajet Guneli kishte shkuar për të pirë kafe me disa miq.

Ajeti kishte pak kohë që ishte kthyer nga Anglia dhe disa ditë para vrasjes i kishte kërkuar qiraxhiut të tij lekët e prapambetura të qerasë së një stalle derrash, që ishte në pronësi të tij.

Ai kishte debatuar ashpër për lekët një ditë para vrasjes me qiraxhiun Vangjel Polovina dhe ky i fundit mëngjesin e së enjtes i ka shkuar në lokalin e fshatit Goraj, ku Ajeti po pinte kafen dhe e ka vrarë me 20 plumba kallashnikovi. Autori i vrasjes, 44-vjeçari Vangjel Polovina, u kap nga policia pak minuta pas krimit të rëndë, në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet