“Skandal ndërkombëtar”, denoncimi i fortë i Berishës: Shefja e ONM, pjesë e rrjetit mafioz Tiranë-Bruksel

Politikë
“Skandal ndërkombëtar”, denoncimi i fortë i

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon ashpër shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Denoveva Calavera, teksa shkruan në një postim të gjatë në “Facebook” se ajo është blerë nga paratë e kryeministrit Edi Rama.

Teksa e cilëson këtë një skandal ndërkombëtar, Berisha thekson se pas ish-ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, edhe Calavera është pjesë e “rrjetit të strukturuar mafioz Tiranë-Bruksel”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ish-kryeminsitrit Berisha, me urdhër të Edi Ramës shefja e ONM ka telefonuar Komisionin e Venecias dhe iu ka kërkuar të mos shqyrtojnë kërkesën e Presidentit Ilir Meta për ligjin zgjedhor.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Skandal i ri nderkombetar i Edvin Droges!

Parate e tij te droges bejne kerdine.

Zbulohet segment tjeter i rrjetit te strukturuar mafioz Tirane-Bruksel.

Pas ndrikull Romana Vllahutin, e cila blinte me katerfishin e çmimit per meter katror rezidencen e delegacionit te BE ne Tirane del dhe Ndrikull Calavera bashkepuntore Edvin Droges.

Ajo, sipas mediave te mire informuara te Brukselit, ne nje akt te paster korruptiv per llogari dhe me kerkese te Edvin Hajdutit dhe ne kundershtim flagrant me qendrimet zyrtare publike te zyrtareve me te larte te Komisionit dhe Parlamentit Europian, ka shfrytezuar postin dhe i ka telefonuar Komisionit te Venecias duke i kerkuar qe te mos shqyrtoje kerkesen e Presidentit te Shqiperise per ligjin zgjedhor.

Nderkohe qe zyrtaret me te larte te Komisionit Europian, Parlamentit Europian por edhe te Bundestagut benin thirrje publike Edvin Droges qe te mos votoje ndryshimet ne kodin elektoral por te prese mendimin e Komisionit te Venecias per keto ndryshime.

Rikujtoj ketu se Calavera, drejtoreshe per Ballkanin Perendimor gjithashtu drejton grupin nderkombetar te monitorimit te procesit te vetingut, proces per te cilin flitet se paguhen shuma marramendese parash te zeza.

Miq, fjalet e ndrikull Calavera dhe jo ato te Komisionerit per Zgjerim as dhe kryetarit te AFET-it te Parlamentit Europian citohen ne fjalimet e Edvin Kristaq Droges si direktiva apo kerkesa te Komisionit Europian per Shqiperine.

E pershendes Komisionin e Venecias per refuzimin e kerkses korruptive te Ndrikull Calaveros dhe rrjedhjen e kesaj kerkese ne media.

I bej thirrje Komisionit Europian ne perputhje me standartet e tij etike ta hetoje dhe largoje Zonjen Calavera nga detyra qe mban dhe te hetoje lidhjet e saj toksike per detyren qe mban me Edvin Drogen.

Ketu me poshte keni artikullin e te perditshmes se Brukselit “New Europe” kushtuar problemeve te mesiperme qe mund te lexoni sipas deshires. sb

Calavera, sabotim ndaj shefit të saj në Komisionin Evropian apo thjesht flirtimi me cubin e Ballkanit, Edi Rama?

Nga Kassandra

Gazeta New Europe

www.neweurope.eu

Komisioni i Venecias, një organ i shquar i juristëve të Këshillit të Evropës, po merret që prej vitit të kaluar me shumë çështje nga Shqipëria; mjaft për të fituar me humor nga diplomatët e BE-së nofkën “Komisioni i Tiranës”. Më shumë se kushdo tjetër është Luigi Soreca, kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, i cili kohët e fundit ka bërë fushatë në një mënyrë aspak diplomatike që autoritetet shqiptare të bëjnë dy emërime në Gjykatën Kushtetuese të vendit, jo më vonë se Dita e Shën Silvesterit, pra më 31 Dhjetor.

Aktualisht ka një pezullim tre-vjeçar si të Gjykatës Kushtetuese ashtu edhe të Gjykatës së Lartë në Shqipëri për shkak të një reforme në drejtësi të ndërtuar keq dhe zbatuar dobët. Kjo ka krijuar një vakum midis pushtetesh që po plotësohet me nxitim nga një kryeministër i etur për pushtet i cili po përballet me akuza për autoritarizëm, korrupsion dhe bashkëpunim me krimin. Kjo mungesë e pushtetit të tretë, siç është drejtësia, është një arsye për rritjen e polarizimit politik pasi shumë çështje të ndjeshme presin gjykimin e tyre.

Kjo nga ana tjetër shpjegon pse kaq shumë çështje shqiptare dërgohen në Komisionin e Venecias. Diplomatëve shakaxhinj u duhet kujtuar se BE luajti një rol mbi kompetencat e saj në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe se ata mbajnë disa përgjegjësi për funksionin e ri dublues të Komisionit të Venecias. Ne do të dëshironim të besonim se kjo përgjegjësi morale shpjegon thirrjet e përjavshme të Soreca-s për emërimet gjyqësore. Burimet tona në Bruksel dhe në delegacion, na tregojnë mbi përpjekje për të përmbushur një kusht kryesor për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Edhe nëse emërimet ndodhin në javët e ardhshme, pjesa më e madhe e ekspertëve besojnë se Gjykata Kushtetuese ende nuk do të jetë funksionale, por kjo mbetet për një artikull tjetër.

Javën e kaluar, Komisioni i Venecias miratoi opinionin e tij mbi ndryshimet e fundit kushtetuese shqiptare të cilat prekin sistemin zgjedhor. Ishte një denoncim ndëshkues i abuzimit të Edi Ramës për përdorimin e situatës me qëllim rritjen e shanseve të tij në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Ajo që nuk i është thënë publikut është se ideja e dërgimit të çështjes në Komisionin e Venecias erdhi nga maja e Komisionit Evropian. Oliver Varhelyi, Komisioneri i Zgjerimit, vizitoi Tiranën në 7 Tetor dhe takoi Presidentin Ilir Meta sikurse edhe zyrtarë të qeverisë dhe opozitës. Burimet tona na tregojnë se ai sugjeroi Venecian si një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar nga ndryshimet arbitrare kushtetuese të Ramës. Meta i shkroi Venecias më 21 tetor, por deri më tani, nuk mund të theksohet më shumë përveç faktit të një Komisioneri që vuri në zbatim diplomacinë dhe drejtësinë duke u përpjekur të ndihmojë në zgjidhjen e një ngërçi politik në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Ky është, sigurisht, një zhvillim i mirëpritur duke marrë parasysh paraardhësit e tij të deklaruar pro-Ramës. Sidoqoftë, ajo që alarmoi Kasandrën (autorin e këtij shkrimi) ishte informacioni që një zyrtare e Komisionit e quajtur Genoveva Ruiz Calavera, e cila shërben nën Varhelyi si drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, telefonoi Komisionin e Venecias. Ajo kërkoi që kërkesa e Metës të refuzohej. Qëndrimi i saj ishte që Komisioni të rekomandojë ndryshimet ligjore dhe Parlamenti Shqiptar t’i miratojë dhe të veprojë sipas tyre. Kjo do të rrezikonte zgjedhjet e Prillit dhe pasqyronte në mënyrë të përsosur argumentin publik të Ramës.

Kassandra beson qëndrimin e Presidentit Meta dhe Komisionerit Varhelyi se kthimi në formulën zgjedhore tashmë të ndryshuar nuk do t’i prishte zgjedhjet e Prillit. Kërkon një pjesë të thjeshtë ligjore efekti i së cilës do të ndodhë vetëm pas numërimit të votave. Sidoqoftë, pa një analizë të thellë, ne nuk do të mbanim një qëndrim të prerë për këtë çështje.

Varhelyi u përplas publikisht me Ramën në dy raste të veçanta teksa ai i bëri thirrje këtij të fundit të mos kryente ndryshime ligjore para se të dilte opinioni i Komisionit të Venecias. Shumë politikanë të tjerë të BE-së u bashkuan me këtë thirrje, por Rama zgjodhi t’i injorojë. Ne kemi shkruar pikërisht për këtë çështje gjashtë javë më parë dhe theksuam ftohjen midis Ramës dhe niveleve të larta institucionale të BE-së.

Ne të gjithë e dimë nga vite të tëra të përvojës së mëparshme që zyrtarët e Komisionit që injorojnë qëndrimet e shefave të tyre politik në Kolegjin e Komisionerëve janë monnaie courante (allishverish) në Bruksel. Sidoqoftë, ne mendojmë se është shokuese që Calavera veproi sipas kokës së vet me Komisionin e Venecias, duke ditur situatën e këtij konflikti. Kjo përbën një akt të pazakontë sabotimi dhe madje edhe një mosbindje të hapur pasi ajo duhet ta ketë ditur që “Venecianët” do të flisnin.

Ne mund të dëshirojmë të spekulojmë për arsyet e saj, por nuk do donim të arrinim shpejt në konkluzione. New Europe ishte e para dhe e vetmja gazetë kryesore evropiane që zbuloi korrupsionin e Romana Vlahutin, paraardhëses së Soreca-s në Tiranë. Disa shuma të majmura me para të ruajtura mënjanë do t’i kishin inkurajuar veprimet e saj pro-Ramës, por ajo ishte haptazi e njëanshme që në fillim të punës së saj në Delegacion Europian në Tiranë dhe gjithashtu tolerohej nga selia e saj qendrore.

Deklaratat publike të Calavera, përfshirë ato në Parlamentin Evropian, gjithashtu mbajnë erë të një “Ramaizmi” të qartë. Ajo drejton monitorimin ndërkombëtar të procesit të vetingut, e cila është shtylla kryesore e reformës shqiptare në drejtësi, që tashmë po kritikohet gjithnjë e më shumë. Ndoshta arsyet mund të gjenden atje. Ne ende nuk e dimë, por nuk do të përjashtonim një mundësi të tillë të besueshme në hetimet tona të ardhshme.

Duke iu përmbajtur fakteve të njohura, ne e konsiderojmë këtë një çështje të shkeljes së besueshmërisë për Komisionin Evropian.

Komisioneri Varhelyi premtoi gjatë emërimit e tij se do të rivendoste besimin në procesin e zgjerimit. Nëse ai nuk arrin të rivendosë kontrollin në departamentin për të cilin është përgjegjës, do të ishte shumë e vështirë për të që ta përmbushë premtimin e tij të parë.

Kasandra

Dhjetor 2020

ME TE LEXUARAT