Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Etjon Lazrin, i cili aksidentoi për vdêkje dy persona, në muajin Janar të këtij viti në rrugën e Porcelanit. Lazri është dënuar me 11 vite burg, ndërkohë që për shkak të gjykimit të shkurtuar që kishte kërkuar i pandehuri Etjon Lazri, masë e dënimit është ulur përfundimisht në nivelin 7 vjet e 4 muaj burgim.
Vendimi është marë nga treshja e gjyqtarëve Besnik Hoxha, Sokol Tona dhe Altin Abdiu. Si pasojë e aksidentit të frikshëm humbën jetën Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu 72 vjeçe, të cilët po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdèkje në zonën e Porcelanit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Që prej muajit Prill 2020, Lazri është liruar nga burgu dhe qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, masë kjo që u vendos nga gjykata e Apelit Tiranë.