Serbia, të hënën merr dozat e para të vaksinëns së Pfizer

Kosovë&Rajon
Serbia, të hënën merr dozat e para të vaksinëns së

Serbia do të marrë vaksinën kundër COVID-19, të kompanisë Pfizer dhe BionNTech të hënën, deklaroi ministri i shëndetësisë serbe Zlatibor Loncar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse tingëlloi si dritë shprese për vendin, Ministri i Shëndetësisë e theksoi se një fushatë kombëtare e imunizimit do të duhet të presë.

Grupi i parë do të ketë më pak se 5,000 njësi dhe do të administrohet, për mjekët dhe të moshuarit në shtëpitë e pleqve, megjithëse dozat e para nuk do të jenë të mjaftueshme.

Dr. Zoran Gojkovic, një anëtar i Shtabit të Krizave për luftën kundër koronavirusit tha që në tremujorin e parë të 2021 ata duhet të marrin 350,000 doza. Ai shtoi se autorizimi për të marrë vaksinën Sputnik V nga Rusia është në pritje, pasi është duke u analizuar nga ekspertët, dhe popullata do të jetë në gjendje të zgjedhë midis disa vaksinave. Ai këmbënguli se procesi i imunizimit është i gjatë dhe kompleks. Ministria e Shëndetësisë shpjegoi se vaksinimi do të jetë falas.

ME TE LEXUARAT