Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përdhunuan të miturën në ndërtesën e braktisur, mes 7 djemve njeri me origjinë shqiptare

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Selanikut në Greqi, ku vajza e mitur 14 vjeçare është përdhunuar nga 7 djem, njeri prej të cilëve është me origjinë shqiptare.

Mediat greke bëjnë me dije se vajza e mitur është përdhunuar nga të 7 djemtë të moshave 13-17 vjeç, në një banesë të braktisur.

Sipas dëshmive të vajzës 14 vjeçare e cila ka kallëzuar veprën në polici bashkë me të ëmën, ka shkuar të takoj njërin prej djemve me të cilin kishte pasur kontakte përmes rrjetit social Instagram. Ai e ka ftuar vajzën në ndërtesën e abandonuar ku edhe po e prisnin djemtë, pa dijeninë e saj se në vendin e takimit nuk do ta priste 1 po 7 persona.

Ajo menjëherë është mundura të largohet, por ata e kanë mbajtur pa dëshirën e saj, ia lidhën sytë me një shami, pastaj filluan ta ledhatonin dhe ta puthnin.

Policia greke ka arrestuar menjëherë të miturit mes tyre edhe një me origjinë shqiptare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet