“Kërkoi 4 mijë euro për lirimin e sarandiotit në 2019”, ekstradohet nga Athina pengmarrësi shqiptar

Aktualitet
“Kërkoi 4 mijë euro për lirimin e sarandiotit në

Arrestohet në Athinë me qëllim ekstradimi një 29-vjeçar shqiptar, i akuzuar për rrëmbim personi me qëllim dhenie të një shume parash në këmbim të lirimit.

Bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët e Interpol Athinës vuri në pranga shtetasin shqiptar Besmir Xhokrosa 29 vjeç, lindur në Burrel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasi B. Xh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana dhe falë shkëmbimit të informacionit që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për vendndodhjen e këtij personi, në bashkëpunim me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur shtetasit B. Xh., masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. Xh., në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, në vitin 2019, shtetasin me inicialet B. Z. dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

ME TE LEXUARAT